​Apple prezanton modelet e reja iPhone 12, këto janë çmimet

Periskopi.com Tech & Auto

Kompania Apple sonte prezantoi një seri të re të modeleve iPhone 12, si dhe disa pajisje të tjera.

Iphone 12 mbështet rrjetin super të shpejtë 5G, ka ekran 6,1 inç dhe ngjason me Iphone 5, por me skaje të drejta.

Ai do të shitet me një çmim prej 677 euro, dhe versioni i tij mini 5.4 inç do të ketë çmim 593 euro.

Iphone 12, cilindo që zgjidhni, do të zgjasë më shumë për nga ana e baterisë, gjë që është më shumë se një lajm i mirë.

Apple prezantoi pesë iPhone të ri këtë vit: SE, 12, 12 mini, 12 Pro dhe 12 Pro Max, gjë e cila nuk ka ndodhur kurrë.

Modelet e reja të iPhone mbështesin një rrjet pa tela 5G super të shpejtë, ndërsa disa telefona rivalë Android mbështesin vetëm versione me frekuencë më të ulët të rrjetit 5G. Këto modele kanë një xham mbrojtës qeramike, rezistuese ndaj thyerjes në rast të rënies.

Apple gjithashtu njoftoi se altoparlantët inteligjentë “HomePod mini” në të bardhë dhe gri do të jenë në shitje nga 16 nëntor, me një çmim prej 84 euro.

Shpërndaje në: