​Barcelona e shkarkon Ronald Koemanin

Periskopi.com Sporti

Humbja në “El Ckasico” nga Real Madridi të dielën, e pasuar edhe me disfatën përballë Rayo Vallecanos të mërkurën i ka kushtuar me largim nga puna trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman.

Vendimi i klubit katalanas erdhi menjëherë pas disfatës 1-0 nga Vallecano në kuadër të xhiros së 11-të të La Ligas.

Një njoftimin zyrtar të lëshuar nga Barça thuhet, “FC Barcelona njofton se Ronald Korman është liruar nga pozita e trajnerit të parë të skuadrës. Presidenti Joao Laporta e ka njoftuar atë për vendimin menjëherë pas ndeshjes me Rayo Vallecanon. Koeman do t’i thotë lamtumirë skuadrës sot në qendrën sportive ‘Ciutat Esportiva’”.

Në fund të deklaratës së gjigantit spanjoll thuhet edhe se” Barcelona dëshiron ta falënderoj atë për shërbimin ndaj klubit dhe t’i urojë të gjitha të mirat në karrierën profesionale”.

Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e re e Barcelonës për stolin e trajnerit kur dihet se ka shumë pak emra të njohur të trajnerëve që janë të lirë.

Emri më i afërt sipas mediave spanjolle është legjenda e klubit Xavi Hernandez.