​Biden iu kërkon falje trupave të Gardës që kaluan natën në parking

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden i ka kërkuar falje disa prej anëtarëve të Gardës Kombëtare që u detyruan të flenë në qiell të hapur dhe në parking, pasi iu tha se duhej të largoheshin nga ndërtesa e Kapitolit, të cilën e kishin mbrojtur 24 orë më parë.

Më shumë se 25 mijë trupa u vendosën në Uashington DC për inaugurimin e Biden, pas dhunës në fillim të këtij muaji.

Foto dhe video të shpërndara të enjten tregonin ushtarët, të cilët ishin detyruar ta kalonin natën në parkim. Pamjet sollën menjëherë reagime të ashpra.

Megjithatë, sipas BBC, Joe Bide ka reaguar duke takuar shefin e Byrosë Kombëtare të Gardës për t’i kërkuar falje.

Në anën tjetër, zonja e parë, Jill Biden, takoi disa nga ushtarët për t’i falënderuar ata personalisht, shkruan A2.

“Thjesht doja të vija sot për t’iu thënë faleminderit të gjithëve që u kujdesët për sigurinë time dhe të familjes time”, u tha Jill Biden.

Shpërndaje në: