​Bullgarët u hakmerren shqiptarëve, ja çka u bëjnë tifozëve të Partizanit

​Bullgarët u hakmerren shqiptarëve, ja çka u bëjnë tifozëve të Partizanit

Tifozët e skuadrës së partizanit janë ndaluar në Bullgari, ku nuk është lejuar të shkoni në Burgas, ku do të zhvillohej ndeshja ndaj Botev, njëjtë siç kishte ndodhur edhe me tifozët e kësaj të fundit, të cilët ishin ndaluar një javë më parë

Tifozët e Partizanit hasën një pengesë në udhëtimin e tyre drejt Bullgarisë, ku do të zhvillohet sfida e kthimit të raundit të parë eliminator të Europa League, ndaj Plovdivit.

Një autobus i mbështetësve të “Të Kuqve” është ndalur nga policia në kufirin mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, duke shkaktuar jo pak probleme.

Tifozët e Partizanit kishin hyrë në territorin bullgar dhe pasi përshkuan 5 km, u bllokuan dhe u rrethuan nga policia vendase me këtë të fundit që ishte e vendosur që të mos i lejonte të vazhdonin udhëtimin drejt Burgasit dhe t’i kthente ata pas duke krijuar një situatë shumë të vështirë.

Ndeshja mes Partizanit dhe Botev Plovdivit do të zhvillohet sot në orën 19:00, në stadiumin “Lazar”. Partizanit do t’i duhet një mrekulli për t’u kualifikuar, duke qenë se ndeshjen e parë të zhvilluar në Tiranë e humbi 1-3.

Shpërndaje në: