​Distria vazhdon ëndrrën për medalje, kalon në çerekfinale të Kampionatit Evropian

Periskopi.com Sporti

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Evropian në Lisbonë të Portugalisë.

Krasniqi në kategorinë deri në 48 kilogramë, mposhti në raundin e tretë xhudisten nga Izraeli, Shira Rishony.

Në rrugëtimin e saj drejt çerekfinales, Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytin e mposhti italianen, Francesca Giorda, dhe në raundin e tretë eliminoi xhudisten izraelite, Shira Rishony.

Në çerekfinale, Krasniqi do të përballet me rusen, Sabina Giliazova.

Shpërndaje në: