​Dyshohet se ra nga lartësia, gjendet i vdekur një 50-vjeçar në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Një person i moshës 50-vjeçare është gjetur i vdekur sot në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Prishtinë Agron Borovci ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 15:45 dhe personi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar se personi, mashkull, rreth 50-vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë Borovci.