​Edhe në Prizren hapet qendra më e madhe e votimit

Periskopi.com Lajme

Me të filluar në ora 07:00, është hapur qendra më e madhe e votimit në Komunë e Prizrenit, që është shkolla e mesme teknike “11 Marsi”.

Në Prizren janë 71 qendra votimit ku të drejtë vote kanë 173 mijë e 359 qytetarë.

Tashmë qytetarët kanë nisur që të hedhin votat e tyre për të zgjedhur të parin e komunave të tyre.

Qytetarët e Kosovës sot vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale. Për këto zgjedhje lokale të drejt vote kanë 1 885 448 persona, derisa sot hapen 883 vendvotime.

Ndërkohë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë certifikuar 89 subjekte politike, prej të cilave janë: 32 parti politike, 1 koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit është 5 mijë e 364 kandidatë, prej të cilëve 166 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 5 mijë e 198 kandidatë për Kuvende Komunale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote për masat që duhet t’i zbatoni në ditën e zgjedhjeve