​Gjuriq reagon ndaj lirimit të Sami Lushtakut

​Gjuriq reagon ndaj lirimit të Sami Lushtakut

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka reaguar sot ndaj vendimit për lirimin e Sami Lushtakut nga burgu.

Gjuriq tha se vendimi i Gjykatës Supreme “tregon se në Kosovë nuk ka drejtësi për serbët, të cilët janë viktima të terrorizmit”, transmeton Periskopi.

“Vendimi për lirimin e kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, i akuzuar për krime lufte të kryera në Kosovë e Metohi nga paraburgimi, tregon se në provincën tonë jugore nuk ka drejtësi për serbët por edhe për viktimat shqiptare të terrorit, nga të ashtuquajturat UÇK”, ka thënë ai./Periskopi/

 

Shpërndaje në: