​GLSP prezanton pesë pikat që Qeveria duhet t’i ketë në dialogun me Serbinë

Periskopi.com Lajme

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka prezantuar pesë pikat që Qeveria e re e Republikës së Kosovës duhet t’i ketë parasysh rreth dialogut Kosovë-Serbi, duke theksuar se përfshirja e opozitës në këtë proces, është e domosdoshme.

Përparim Kryeziu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, në një konferencë për media, tha se është përgjegjësi kushtetuese e Qeverisë së re dhe kryeministrin të prodhojë pajtueshmëri politike mes grupeve parlamentare.

Sipas tij, se dialogu është përgjegjësi shtetërore përpos kërkesës ndërkombëtare, andaj edhe normalizimi i plotë i këtyre marrëdhënieve nëpërmjet njohjes juridike të pa rezervë dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të plota, është dhe duhet të jetë qëllimi final i institucioneve të Republikës së Kosovës për kompletimin e shtetësisë së saj.

Kryeziu tha se si pikë e dytë të renditur nga GLSP-ja, ë shtë se pajtueshmëria e gjerë politike mbi çështjet të dialogut, që është kriter i patejkalueshëm.

“Pajtueshmëria e gjerë politike mbi çështjet të dialogut është kriter i patejkalueshëm, pavarësisht fuqisë që Qeveria e Kosovës që ka në Kuvendin e Kosovës ajo duhet të insistojë në bashkëpunimin ndërpartiak dukë ofruar infrastrukturën e duhur për përfshirjen përmbajtjesore të opozitës parlamentare në procesin e dialogut……Prandaj Qeveria duhet të marrë parasysh nevojën për krijimin e një grupi punues gjithëpërfshirës në të cilën ftohen të gjithë përfaqësuesit e lartë të partive parlamentare dhe të marrin pjesë aktivisht në këtë grup, e veçanërisht duhet t’i jepet një vëmendje e veçantë pjesëmarrjes dhe përfshirjes të grupeve parlamentare opozitare. Ky grup duhet të jetë jof ormal për nga karakteri”, deklaroi Kryeziu.

Pikë e tretë e GLSP-së është se marrëveshja duhet të jetë në përputhje me shtetësinë e Kosovës dhe jo ta cenojë shtetësinë e saj.

“Rrjedhimisht territori i Republikës së Kosovës dhe monoetnizimi i institucioneve mbi çfarëdo baze nuk duhet asnjëherë të jetë subjekt apo objekt i diskutimit në dialog. Këto dy çështje duhet të përbëjnë bazën e vijave të kuqe në dialog”, tha Kryeziu.

Kryeziu shtoi se qeveria e re duhet të udhëhiqet nga tri parime kryesore, siç është parimi i sekuencializmit, parimi i reciprocitetit në dialog dhe ai i mirëbesimit.

Ndërsa si pikë e katërt e këtij dialogu është se pozita e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar është në nivelin më të ulët që nga pavarësia dhe se kjo situatë ka prodhuar fenomenin e tërheqjes së njohjeve dhe me ç’rast qeveria e kaluar është ballafaquar me mënyrë të pasuksesshme dhe joserioze andaj edhe

Një çështje urgjente të cilën, sipas Kryeziut, duhet ta trajtojë qeveria e re, është pozita e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar, e cila është në nivelin më të ulët që nga pavarësia dhe se kjo situatë ka prodhuar fenomenin e tërheqjes së njohjeve. Ai shton se një situatë e tillë e faktorizon edhe më shumë rolin e Serbisë.

“Dialogu nuk po trajtohet më si përgjegjësi rajonale e Bashkimit Evropian, por si nevojë për angazhim ndërkombëtar që nga Samiti i Berlinit të prillit 2019, formati i dialogut iu është nënshtruar një ridizajnimi të formatit ….pra dialogu tashmë e ka tejkaluar formatin që e kemi njohur. Qeveria e re duhet ta ketë parasysh se përfshirja e një numri sa më të madh të akterëve në procesin e dialogut mund të jetë barrë për Kosovën”, u shpreh Kryeziu.

Gjatë kësaj konference për media, Kryeziu shtoi se ndonse një përfshirje e gjerë ndërkombëtare i jep shtysë shtesë këtij dialogu, ajo do të rezultojë në presion të shtuar mbi Kosovën sa i përket numrit dhe natyrës së kompromiseve të nevojshme për një marrëveshje./F.Gashi/

Shpërndaje në: