​Hoti: Kauzat tri vjeçare sot ranë poshtë

​Hoti: Kauzat tri vjeçare sot ranë poshtë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti pas miratimit të demarkacionit, duke falënderuar të gjitha subjektet parlamentare politike që u bashkuan në këtë kauzë për të liruar qytetarët e Kosovës nga izolimi tre vjeçar, ka thënë se tha se të gjitha kauzat që kanë qenë tash e tri vjet kanë rënë posht, dhe më në fund u bindën 80 deputetë të Kuvendit të Kosovës që të votojnë demarkacionin me Malin e Zi.

“Seanca e kuvendit sa po e ratifikoi marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi, falënderoj të gjitha forcat politike që u bashkuan në këtë kauzë për të liruar qytetarët e Kosovës nga izolimi tre vjeçar. Të gjitha kauzat që kanë qenë tash e tri vite sot ranë poshtë, u binden 80 deputet të Kuvendit të Kosovës që të votojnë demarkacionin me Malin e Zi. Të Lidhjes Demokratike ishin 27 deputet që kanë dhënë votën ashtu siç ju kam thënë tash e sa kohë. Me këtë votim mbyllen të gjitha konspiracionet e ndryshme që kanë ardhur këtyre ditëve dhe presionit që ju kanë bërë deputetëve në këtë drejtim. Ju uroj qytetarëve të Kosovës për këtë arritje, ne do të jemi gjithmonë në shërbim të tyre për të quar përpara edhe kauza të tjera në të mirë të qytetarëve”, ka thënë Hoti.

Marrëveshja e Demarkacionit kaloi me 80 vota pro, e 11 kundër.

Ajo u votua në përpjekjen e pestë, pas hedhjes së gazit lotsjellës, katër herë radhazi.

Shpërndaje në: