​Jep dorëheqjen kandidati për bashki pas skandalit me videon erotike

Periskopi.com Lajme

Kandidati për bashkinë e Parisit, Benjamin Griveaux u detyrua për të dhënë dorëheqjen pas publikimit të një videoje me përmbajtje erotike ku ishte i përfshirë dhe vetë ai.

Anëtari i partisë në pushtet dhe ish zëdhënësi i Presidentit Emanuel Macron është shënjestruar nga një artist rus i cili e akuzoi për hipokrizi.

Petr Pavlensky i cili kërkoi azil politik në Rusi në vitin 2017 deklaroi se ishte ai që e postoi videon e deputetit që bëri xhiron e rrjetit.

Ky skandal ka sjellë dhe reagimin e partive kundërshtare të cilët e mbështetën Griveaux.

Shumë prej tyre deklaruan se postimi i videove të tilla është një shkelje e rëndë për privatësinë e një personi ndaj qeveria duhet të marrë masa të rrepta për Petr Pavlenskyn.

Gjithashtu ata inkurajojnë kandidatin për bashki që të rikthehet në garë.

Griveaux nuk ishte një ndër pretendentët për të fitua r zgjedhjet në mars por ai ishte një aleat i Presidentit Macron.

Shpërndaje në: