​“Juventus perfekt për Willian”

Periskopi.com Sporti

Ish-trajneri i Willian te Shakhtar Donetsk, Mircea Lucescu ka thënë se futbollisti brazilian duhet të transferohet në Juventus.

Willian është në vitin e fundit të kontratës me Chelsean dhe është i lidhur me një largim nga “Stamford Bridge”.

Lucescu ka thënë se “Zonja e Vjetër” do të ishte vendi ideal për të vazhduar karrierën.

“Kontrata e Willian po përfundon, do të ishte mirë të ndryshonte pas këtyre viteve në Londër. Juventusi do të ishte vendi perfekt”, deklaroi ai.

Futbollisti brazilian ka shënuar dy gola dhe ka pasur tri asistime në Premier Ligë këtë sezon.

Shpërndaje në: