​Kamenica, 252 vota e ndajnë PSD-në dhe LVV-në

Periskopi.com Lajme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të 37 Komunave, të cilat u mbajtën më 17 tetor 2021.

Në Kamenicë, kryetari aktual dhe kandidati i Partisë Socialdemokrate, Qëndron Kastrari do të jetë në balotazh me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Kadri Rahimaj.

Kjo komunë do të jetë edhe përballje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe partisë që u ringrit nga të pakënaqurit e partisë së Kurtit të ciëlt u mblodhën pikërisht nën siglën e PSD-së.

Kastrati ka dal i pari me 5 408 vota ose 32,52%, ndërsa Rahimaj është i dyti me 5 156 vota ose 31,01%. Diferenca mes kandidatëve është 252 vota.

Muhamed Kallabai i Partisë Demokratike të Kosovës është i treti ndërsa Faton Jakupi i AAK-së është i katërti. I pesti është Jeton Biqikaj i LDK-së ndërsa i fundit Arben Sermaxhaj i Nismës

Në Komunën e Kamenicës, numri i votuesve të regjistruar ishte 35 161 qytetarë, këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 16 588 qytetarë. Numri i votuesve të cilët kanë votuar jashtë vendvotimit, si me kusht, VPNV dhe me postë është 534.

Pjesëmarrja në votime në Kamenicë është 48,70%.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, në afat brenda 24 orësh, subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.