​Kërkohet dorëheqja e presidentit të Libanit

Periskopi.com Lajme

Edhe sot në Bejrut u mblodhën mijëra protestues, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për shkak të një shpërthimi shkatërrues javën e kaluar që ka vrarë më shumë se 100 njerëz.

Nën presionin e publikut, qeveria libaneze dha dorëheqjen dje, dhe protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e presidentit Michel Aoun.

Protestat antiqeveritare në Liban filluan vetëm disa ditë pas shpërthimit, dhe tashmë ditën e parë, qindra u plagosën, ndërsa një oficer policie u vra.

Shpërndaje në: