​Kthehet sot nga Austria kuzhinieri që u lëndua nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj

Periskopi.com Lajme

Kuzhinieri i restorantit “Steak House” i cili u lëndua nga bombola e gazit në Ferizaj, kthehet sot nga Austria ku ishte dërguar për trajtim mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Enver Xhokli do të kthehet sot në Prishtinë në ora 14:15.

Në pritje të Xhoklit do të jetë i pranishëm edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Kujtojmë që më 5 janar të këtij viti në Ferizaj shpërtheu bombola e gazit ku la të lënduar dhjetëra të pranishëm.

Ndërsa, për shkak të lëndimeve që kishte marrë nga ky shpërthim ka vdekur 20 vjeçarja F.H e cila ishte dërguar për trajtim në Turqi.

Shpërndaje në: