​Lëvizë Southamptoni, kërkon blerjen e përhershme të Armando Brojës

Periskopi.com Sporti

Southamptoni raportohet se është duke zhvilluar bisedime me Chelsean për një marrëveshje të përhershme për Armando Brojën.

20-vjeçari u transferua në “St Mary’s” në një huazim një sezonal gjatë verës dhe që atëherë ka shënuar pesë gola në ligë për skuadrën e Ralph Hasenhüttl, përcjellë KosovaPress.

“Shenjtorët” janë të etur për të nënshkruar me Brojën dhe për të marr plotësisht kartonin e tij, por nuk është ende e qartë nëse Chelsea do të jetë i gatshëm ta lërë atë të largohet pasi ai shihet se e ardhmja e sulmit të skuadrës londineze.

Sipas “The Guardian”, drejtuesit e Southamptonit kanë kërkuar nga ata të Chelseat për çmimin që kërkojnë për shërbimet e sulmuesit shqiptar, por ende nuk kanë marr një përgjigje nga ana e tyre.