​Lituania ndalon blerjen e energjisë nga Rusia

Periskopi.com Lajme

Lituania nga sot nuk importon më energji nga Rusia.

Ministri i Energjisë Dainius Kreivys deklaroi se blerjet e gazit, naftës dhe energjisë elektrike nga Moska po ndaleshin për të treguar “solidaritet” me Ukrainën – dhe për të shkurtuar fondet për “makinerinë ruse të luftës”.

Ai shpreson se kërkesat për energji elektrike mund të plotësoheshin nëpërmjet prodhimit vendor të energjisë së gjelbër.

Lituania, një ish-shtet sovjetik dhe një anëtar i NATO-s, është një aleat i fortë i Ukrainës.

Pavarësisht pushtimit të Ukrainës, Rusia vazhdon të sigurojë karburant për shumë vende evropiane.

Megjithatë, furnizimi me gaz i Finlandës u ndërpre dje pasi ajo refuzoi kërkesën e Moskës për të paguar në rubla, raporton BBC.