​Moti për sot, këto janë temperaturat

Periskopi.com Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se moti sot por edhe përgjatë javës do të jetë situatë e qetë meteorologjike.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë, ndërsa maksimalet ndërmjet 11-14 gradë Celsius.

“Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshi vendin do të vazhdojnë ta mbajnë këtë situatë të qetë meteorologjike. Të enjten vende-vende ka mundësi të ketë riga të lehta dhe të izoluara shiu. Në fushat termike do të regjistrohen temperaturave mbi vlerat e mesatareve për muajin janar. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.