​Nehat Thaqi zhgënjen bashkëluftëtarët e tij

​Nehat Thaqi zhgënjen bashkëluftëtarët e tij

Sipas Selimit, Thaqi duhet të ndihet krenar me punën kundër krimit të organizuar dhe institucioneve të Republikës së Serbisë për territorin ku është përgjegjës.

Selimi thotë se ish-ushtarë të UÇK-së dhe ata që janë angazhuar në aktivitete patriotike, nuk duhet të kalojnë nëpër territorin e Serbisë, raporton KTV.

Ngjashëm shprehet deputeti i LDK-së, Nuredin Ibishi, që thotë se dihet se ka fletë arreste për ish-ushtarët, por problematika që duhet të diskutohet në dialogun Kosovë-Serbi, sipas tij, është lidhur me personat për të cilët nuk ka pasur flet arreste më herët.

Derisa deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, thotë se është në pritje të përgjigjes nga Ministri Skënder Hyseni, lidhur me informatat për një listë me kosovarë të kërkuar në Serbi.

Nehat Thaqi, drejtori rajonal i Policisë së Kosovës për Mitrovicë, u arrestua në fund të shtatorit si i dyshuar se kishte shtyrë të largoheshin një familje serbe nga shtëpia e tyre.

Shpërndaje në: