​Nis mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së

Periskopi.com Lajme

Ka filluar mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës me 50 minuta vonesë.

Aty pritet të formohet kryesia e re e partisë, pas zgjedhjeve të brendshme që u mbajtën muajin e kaluar.

Derisa po vazhdon punimet e mbyllur për media, KP tentoi të marrë një qëndrim nga zyrtarë të PDK-së para fillimit të mbledhjes, mirëpo të njëjtit nuk pranuan të flasin dhe thanë se do të komunikojnë vetëm pas përfundimit të saj.

Ndërkohë, zyra për medie e PDK-së bën të ditur se pas përfundimit të mbledhjes, rreth orës 18:30 do të mbajë konferencë për medie, kryetari Memli Krasniqi.

Shpërndaje në: