​Pamja që të ngrin gjakun: Kurthi i merimangës në të cilin mund të bie edhe njeriu

Periskopi.com Fun

Natyra është e mahnitshme dhe gjithmonë na bën përshtypje pa pushim, dhe një nga rastet më të fundit është një rrjetë e madhe merimange në një pyll në Misuri, SHBA.

Fotoja e rrjetës gjigande të një merimange është realizuar nga një punonjës i Ministrisë së Mbrojtjes së Mjedisit dhe shumë shpejt u bë virale.

“Francis Skalicky bëri një foto të një merimange ndërsa ecte në një shteg në Springfield. Një numër i madh i specieve të merimangave mund të gjenden në Misuri, dhe rrjetat e tyre mund të shihen më së shumti gjatë fundit të verës dhe vjeshtës. Atëherë merimangat janë më të mëdha, si dhe rrjetat e tyre ”, njoftoi ministria në Facebook.

Merimangat përdorin rrjeta për të kapur mizat dhe insektet e tjera me të cilat ushqehen, dhe kjo mund të kapë edhe njerëzit.

Fotografia provokoi komente të shumta në rrjetet sociale, disa ishin të tmerruar, ndërsa të tjerët thanë se ishte një “vepër e bukur e arkitekturës natyrore”.

Shpërndaje në: