​Pogba reagon pas lajmeve se ai e ka braktisur Kombëtaren e Francës pas komenteve të Macron

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Manchester United Paul Pogba, ka reaguar pas lajmeve të fundit të cilat thonin se ai e ka braktisur Kombëtaren e Francës pas komenteve të Presidentit të Frances, Emmanuel Macron, rreth radikalizmit islam.

“The Sun” publikoi një artikull dje se mesfushori francez kishte marr hapin e madh duke u larguar nga ekipi kombëtar si reagim ndaj komenteve të presidentit.

Por, është lojtari ai i cili sot ka reaguar përmes profilit të tij në “Instagram”, ku ka mohuar që ky lajm të jetë i vërtetë duke e quajtur “Fake News”.

Shpërndaje në: