​Polici kërcënohet në Gjilan, gjen para derës 10 fishekë

Periskopi.com Lajme

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka raportuar se para derës së oborrit, ka hasur 10-fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Rasti ka ndodhur dje në Gjilan. Ankuesi dyshon se kjo është kanosje dhe ndërlidhet me punën e tij në polici.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar.