​Psikologu shqiptar: Koronavirusi ka zgjuar panik te rinia, kështu menaxhoni kohën në karantinë

Periskopi.com Shëndeti

Shqipëria ka rreth dy javë që kur u përfshi nga përhapja e koronavirusit. E nga ajo kohë janë ndërmarrë shumë masa, ndër to edhe kufizimi apo edhe ndalimi i lëvizjes së qytetarëve jashtë banesave dhe shtëpive të tyre.

Psikologu nga Tirana, Jashar Demiri, në një intervistë për KosovaPress, ka folur për gjendjen e krijuar atje pas shfaqjes së koronavirusit.

 

 

Ai ka bërë të ditur se është përhapur një frikë e madhe dhe se qytetarët në masë të madhe kanë filluar të kërkojnë ndihmën e psikologëve.

Demiri thotë se pasi që shkenca dhe mjekësia ende nuk kanë gjetur ndonjë metodë për ta luftuar koronavirusin, e vetmja mundësi është mbrojtja, duke iu shmangur daljeve të masave në publik.

“Në aspektin psikologjik është një g jendje jo e lehtë. Është një frikë e madhe e përhapur. Janë njerëzit që na kërkojnë shumë ne dhe nuk pushojnë duke na telefonuar. Nuk është e mundur që ne të punojmë me ta e të jemi pranë për arsye se ky është një virus se nuk dihet se kush e ka dhe mund të infektojmë të tjerët. Prandaj e vërteta është që njerëzit janë tërhequr nga jeta sociale, janë mbyllur nëpër shtëpi. Por gjithsesi e rëndësishme është që çdo kryefamiljarë të ju japë kurajo familjarëve të tij që të mundohet të kufizojë psikiken njerëzore, sidomos fëmijët nga lajmet e frikshme që po përhapen shumë nëpër media. Mediat është mirë që të shpërndajnë edhe lajme inkurajuese dhe mobilizuese.

Demiri thotë se roli i psikologëve, por edhe meidave në këtë situatë është shumë domethënës, andaj ka kërkuar nga kolegët e tij kosovarë që ta bëjnë të njëjtën punë siç po e bëjnë ata në Shqipëri, duke qenë pranë qytetarà «ve, si shpresë për të kaluar gjendjen e rënduar psikologjike.

“Kosovarët janë shumë njerëz të mirë të çmuar dhe rrinë bashkërisht në këto periudha dhe kjo u ndihmon shumë familjeve, sidomos brezin e tretë. Sepse brezi i tretë është më i pafuqishmi dhe nëse ata që janë shëndosh e mirë tremben se mos i kap sëmundja dhe se mund të braktisen. Brezat e ri janë të lidhur shumë më shumë mes vete. Ama familja brenda duhet të jetë e izoluar dhe të mësoi ketë kontakte me jashtë vetëm për nevoja imediate të dal të blejë ushqim gjithmonë duke mos neglizhuar masat mbrojtëse. Sepse bota tani ka vënë alarmin dhe tek ne ende nuk ka ardhur piku dhe ishalla nuk vjen, por duhet t’i dimë këto masa. Por ne duhet që komunikimet ndërmjet vete, nëpërmjet neve specialistëve të bëjmë përmes juve mediave në mënyrë që të përçojmë në çdo familje zërin e arsyes dhe ngritjes shpirtërore, të mobilizimit psikologjik për arsye ndoshta është e rëndë ta them por gati si depresion kombëtar po ndodh”, tha ai.

Psikologu Demiri thotë se mosha më e trembur nga ankthet sic është edhe koronavirusi është ajo rinore. Por që shpjegon se ndaj moshave të shtyra duhet të tregohet një kujdes i vecantë.

Demiri jep edhe disa këshilla se si të kalohet koha në karantinë.

Meditimi, leximi dhe argëtimi, janë tri elemente që sipas tij po tregohen të suksesshme në familjet shqiptare.

“Ne punojmë me të gjitha moshat, por moshat e reja janë gjithmonë më të tremburat nga ankthi e nga këto sëmundjet ngjitëse. Ato që ishin më përpara të trembur, tani janë trembur shumë fish. Një teshtitje të bëjë dikush kujt ojnë se e ka kapur. E vërteta është se klientët tanë u është shtuar shumë frika. Dhe ka prej tyre që këmbëngulin dhe kërkojnë të na takojnë neve patjetër, ato neve i kemi ndihmuar përmes ekranit, dhe rrjeteve sociale. Ama e vështirë është gjendja e tyre sepse tani nuk kanë edhe aktivitetin e mëparshëm që ne i këshillonim për të dalur, për të shëtitur, për të punuar, e për të studiuar e kështu. Megjithatë prapë i këshillojmë që edhe brenda shtëpisë të bëjnë fizkulturë, të merren me pastrimin, të merren me veten, të bëjnë meditim, të bëjnë lexime të librave që iu rekomandojmë ne. Por moshat e reja janë shumë më të trembura, sesa moshat e vjetra, vetëm pse për mosha të vjetra jeta është shumë e çmuar dhe ata e duan jetën shumë. Por moshat e reja e kanë më të tepruar frikën”, tha ai.

Shpërndaje në: