​Qytetarët bllokojnë rrugët me kamionë në drejtim të Bërnjakut dhe Jarinjës

Periskopi.com Lajme

Forca të mëdha policore kanë shkuar sot ne mëngjes në drejtim të kufirit të Jarinjës, në mbështetje të procesit të reciprocitetit ndaj Serbisë qe pritet të fillojë sot, sa i përket targave të automjeteve.

Kështu bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it nga veriu. Të njëjta burime tregojnë se situata e ngjashme është edhe në Bërnjak.

Ndërkohë që qytetarët me kamionë kanë bllokuar rrugën në dy lokacione që shpien në drejtim të kufirit Bërnjak. Një në Zubin Potok dhe një në Gazivodë.

Qytetarët kanë bllokuar rrugën me kamionë edhe në drejtim të kufirit të Jarinjes, përkatësisht në Leposaviq.

 

 

Shpërndaje në: