​Renault Kadjar i ri në përgatitje – ja si duket

Periskopi.com Tech & Auto

Gjenerata e parë Renault Kadjar ka përmbushur misionin e saj – ajo ka arritur të luftojë për pozicionin e saj në treg, pavarësisht konkurrencës së fortë në klasën e modelit SUV kompakt, përfshirë motrën e saj Nissan Qashqai.

Brezi i dytë arrin në 2022 dhe do të ndajë platformën mekanike me modelin aktual Qashqai, versioni i fundit i të cilit debutoi në fillim të këtij viti.

Për herë të parë, Kadjar i ri duhet të ketë gjithashtu një sistem shtytjeje të elektrizuar, duke pasur parasysh trendin aktual të uljes së emetimeve.

Kadjar pritet të ndajë motorizimin me Nissan Qashqai. Kjo do të thotë se do të jetë i disponueshëm një motor turbo-benzinë 1.3 litërsh i pasuruar me teknologji të lehtë hibride 12 V. Ky motor është i disponueshëm nga Nissan në dy versione, një më i dobët me 140 kuaj fuqi dhe një më i fuqishëm me 158 kuaj fuqi.

Përveç tij, ekziston edhe një hibrid 1.5-litër e-Power që ndryshon nga shumica e hibrideve klasike në treg në atë që motori me benzinë është vetëm në funksion të një gjeneratori të energjisë dhe nuk dërgon energji direkt në rrota.

Kjo zgjidhje lejon që makina të përshpejtohet shumë më mirë që nga fillimi, si modelet thjesht elektrike.

Një avantazh tjetër mbi makinat që kanë vetëm një motor elektrik është se shoferi nuk do të shqetësohet për mbarimin e energjisë së baterisë ose për të pasur një vend për ta ngarkuar atë.

Gjithashtu, në vend që të presë për rreth 30 minuta në një mbushës të shpejtë elektrik, ai mund të mbushë rezervuarin me benzinë në çdo pikë karburanti brenda pak minutash dhe të vazhdojë udhëtimin.

Gjeneratori i energjisë në versionin e-Power është një motor me 1.5 litra benzinë, dhe për fillimin e rrotave, një motor elektrik me 190 kuaj fuqi.

Përveç këtyre sistemeve të shtytjes të përdorura në Qashqai, Renault Kadjar mund të ketë një hibrid klasik me një benzinë me 3 cilindra 1.2 litra, por edhe një hibrid plug-in me një fuqi totale prej rreth 280 kuaj fuqi, në zemër të së cilës është motori benzinë 1.5 litërsh i ndihmuar nga dy motorë elektrikë.

Shpërndaje në: