​Rinumërohen 83.37% e vendvotime

Periskopi.com Lajme

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ka vazhduar rinumërimi i votave, të caktuara nga PZAP-i.

Siç njofton KQZ, deri në ora 16:00 janë rinumëruar 1173 vendvotime, apo 83.37%, nga 1407 vendvotime.

“Në QNR po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i. Vetëm sot (e premte) deri në orën 16:00, janë rinumëruar 72 vendvotime. Pra, deri më tani janë rinumëruar 1173, apo 83.37%, nga 1407 vendvotime”, ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Shpërndaje në: