​Selimi: Hoti është një kryeministër butaforik

Periskopi.com Lajme

Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon kritikat ndaj qeverisë Hoti për marrëveshjen e Uashigtonit. Partia e Albin Kurtit ia ka renditur gjitha “lëshimet” që sipas tyre, kryeministri Avdullah Hoti i ka bërë në arritjen e marrëveshjes për normalizim ekonomik me Serbinë. Për këtë e kanë quajtur kryeministër “butaforik”-mashtrues.

Shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi gjatë seancën sotme plenare, tha se deklaratat e kreut të qeverisë nuk kanë lidhje me jetën dhe hallet e qytetarëve.

Në pikën e deklaratave jashtë rendit të ditës, Selimi tha se Hoti nuk i mbajti asnjë nga premtimet e tij.

“Thanë që do të marrin miliarda dollarë nga Amerika, por vetëm pak ditë kuptuam vetëm 100 milionë dollarë edhe ato kredi. Thanë që me Serbinë bisedojnë vetëm për njohje, e në anën tjetër u zotuan moratorium të shtetësisë së Kosovës. Thanë që po bëjnë plane për ligjin për rimëkëmbjen ekonomike me 400 milionë nga qeveri , por pamë se bëhet fjalë vetëm për pare të qytetarëve nga kursimet e tyre që t’i ndihmojnë ata. Thanë që nuk do të diskutojnë për mini-Shengenin, por pamë që u dakorduan për zonën e Novi-Saditit të cilin e quajnë mini-shegnein. Thanë që kanë platformë kushtetutën e Kosovës dhe përfunduan duke deklaruar duke deklaruar se do të impleneotjnë zajendicës antikushtetuese. Krejt ka thojnë janë butafori pa lidhje me jetën e hallet e qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Punimet e seancës së sotme plenare janë duke vazhduar, ku pritet të votohet sërish për projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike.

Shpërndaje në: