​SHBA urdhëron familjarët e stafit të ambasadës të largohen nga Ukraina

Periskopi.com Lajme

SHBA ka urdhëruar të familjarët e stafit të ambasadës së saj në Ukrainë të largohen nga ky vend pas tensioneve në rritje në këtë rajon.

Departamenti i Shtetit ka dhënë gjithashtu leje për largimin e stafit jothelbësor dhe u bëri thirrje qytetarëve amerikanë në Ukrainë që të konsiderojnë largimin nga ky shtet.

Në një deklaratë, Departamenti i Shtetit tha se ka raporte se Rusia po planifikon një veprim ushtarak kundër Ukrainës. Edhe pse Rusia ka mohuar pretendimet se po planifikon të pushtojë Ukrainën, raportoi BBC.

Departamenti i Shtetit paralajmëroi gjithashtu amerikanët që të mos udhëtojnë në Ukrainë dhe Rusi për shkak të tensionit të vazhdueshëm dhe “mundësisë për shqetësim të qytetarëve amerikanë”.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit i tha agjencisë së lajmeve AFP se ambasada mbetet e hapur, por përsëriti paralajmërimet e Shtëpisë së Bardhë se një pushtim mund të vijë në “çdo kohë”. Sipas tij, qeveria “nuk do të jetë në gjendje të evakuojë qytetarët amerikanë në një rast të tillë”.