​Sveçla priti në takim ambasadorin Hovenier

Periskopi.com Lajme

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti sot në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Sveçla falënderoi ambasadorin Hovenier për mbështetjen e vazhdueshme dhe vuri në dukje se SHBA-të janë partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës.

Ai theksoi se është i përkushtuar që të punojë ngushtë me qëllim të forcimit të kapaciteteve të sundimit të ligjit në Kosovë, sidomos të agjencive të MPB-së, për ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim.

Në këtë takim është biseduar edhe për prioritetet e Qeverisë dhe MPB-së, për rëndësinë e sundimit të ligjit, si dhe nevojën për reforma në Policinë e Kosovës dhe administratën publike, të cilat kanë impakt të drejtpërdrejtë edhe në sigurinë e vendit.