Veseli: Fillimi i ri ka prioritet gratë dhe të rinjtë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë nga komuna e Ferizajt.
Me këtë rast ai ka thënë se fillimi i ri i jep përparësi dhe ka prioritet gruan dhe të rinjtë.
I pari i PDK-së, Kadri Veseli, tha se ka biseduar me shumë të rinj të cilët kanë paraqitur problemet me të cilat ata përballen. E për të gjitha këto probleme ai tha se kanë ndodhur për shkak të mungesës së një lidershipi të vendosur e vendimmarrës. Veseli tha se fillimi i ri në veçanti i jep përparësi gruas dhe vajzave për shkak se nuk ka mundësi të ecet përpara pa përfaqësimin e fuqishëm gjinor.
Kurse, ministri në largim i Bujqësisë, Memli Krasniqi, tha se gjatë bisedave që kanë bërë me të rinjtë, një nga brengat e tyre ka qenë mungesa e lëvizjes së lirë.
Sipas tij kjo është arsyeja pse rinia, problemet e tyre janë në katër shtyllat themelore të programit në Fillimin e Ri.






