​Zbardhet agjenda për mbledhjen e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Të premten në Elbasan do të mblidhen dy qeveritë, ajo e Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive pritet që të nënshkruhen 15 marrëveshje.

Tashmë është publikuar edhe agjenda e mbledhjes së dy qeverive:

09.45– Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës

10.00– Mbërritja e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Në mbërritje, Kryeministri i Republikës së Kosovës mirëpritet nga Z. Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë

Vijohet me luajtjen e himneve kombëtare dhe nderimet ushtarake nga Truproja e Nderit e Republikës së Shqipërisë

10.10– Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë

11.20– Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

11.30– Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave(Regji + të gjitha mediat)

12.05– Foto e përbashkët

13.10– Forumi i Biznesit Shqipëri – Kosovë

Këto janë disa nga marrëveshjet Kosovë – Shqipëri që pritet të nënshkruhen në mbledhjen e dy qeverive të premten
Ndryshe, disa marrëveshje pritet të nënshkruhen në këtë mbledhje. Por, ato që tashmë janë bërë të ditura, janë marrëveshja për sigurime shoqërore, ku është kërkuar autorizimi për nënshkrim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, marrëveshja për lejet e qëndrimit në afat 5-vjeçar, përmes një aplikimi të thjeshtë dhe ajo për lehtësimin e procedurës së njohjes së diplomave. /Kp/