​Zgjidhet bordi i OSHP-së, vërejtje për projektligjin për patentë shoferë

​Zgjidhet bordi i OSHP-së, vërejtje për projektligjin për patentë shoferë

 

Me 64 vota për, 10 abstenime dhe një votë kundër, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Blerim Dinën  kryesues te Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP). Ndërsa Nuhi Paqarizi dhe Goran Milenkoviq janë zgjedhur anëtarë të këtij bordi.Po ashtu me 57 vota pro, 6 abstenime dhe asnjë kundër, Kuvendi miratoi Projektligjin për Mbrojtjen nga Zhurma.

Ndërsa me 76 vota për, 1 abstenim dhe 3  vota kundër, Kuvendi i Kosovës ka votuar Besnik Osmanin,  për auditor të përgjithshëm me mandat 5 vjeçar, pa të drejtë riemërimi.

Besnik Osmani është propozuar nga presidentja e vendit për Auditor të përgjithshëm.P

asi që kishte vërejtje të shumta sa i përket projektligjit për Patentë shofer, Kuvendi vendosi që ky projektligj të shkojë për lexim të tretë dhe pastaj të kthehet për miratim në Kuvend.

E vërejtje për ketë projektligj kishte nga deputetët, të cilët janë dhe anëtarë të Komisionit për legjislacion.

 

Shpërndaje në: