​Arrestohen 4 persona për trafikim me njerëz

​Arrestohen 4 persona për trafikim me njerëz

Policia e Kosovës më 25 dhe 26 gusht 2021, ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar, mbi dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit.

Ky operacion policor ka vazhduar edhe sot më datë 30.08.2021, me ç’rast është identifikuar dhe arrestuar edhe personi i dyshuar i katërt nën dyshimin e kryerjes së veprave të njëjta penale.

Lidhur me këtë rast janë identifikuar dy viktima të trafikimit të cilave iu është ofruar mbrojtje dhe strehim i sigurt dhe po trajtohen në bazë të procedurave të parapara.

Personat e dyshuar me vendim të prokurorëve kompetentë janë dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në: