​Arrin në 4.974 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Britani të Madhe

​Arrin në 4.974 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Britani të Madhe

Një total prej 47.806 personave në të gjithë Britaninë e Madhe tani kanë dalë pozitivë me koronavirus pasi 5.903 njerëz të tjerë u infektuan.

Në Angli, numri i të vdekurve u rrit në 4.494 pasi 555 të tjerë vdiqën përfshirë 29 pa asnjë problem shëndetësor.

Shifrat e reja nga NHS Anglia tregojnë një rritje pak më të ulët të rasteve nga dje, transmeton KosovaPress.

Pacientët ishin të moshës midis 33 dhe 103-vjeç, me 29 nga 555, të moshës midis 35 dhe 95-vjeç, duke mos pasur asnjë gjendje të njohur shëndetësore.

Ndërsa në Irlandën Veriore, ka pasur shtatë vdekje të tjera – duke e çuar në 63.

Uellsi ka raportuar 12 vdekje të tjera – me gjithsej tani në 166.

Në Skoci, dy persona të tjerë kanë vdekur – duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 220.

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock këtë mëngjes kërcënoi të ndalojë ushtrimet jashtë nëse britanikët nuk i përmbahen rregullave të bllokimit.

Shpërndaje në: