​Biden ia rikujton Putin-it: Ukraina do të vazhdojë ta ketë mbështetjen e ShBA-së

​Biden ia rikujton Putin-it: Ukraina do të vazhdojë ta ketë mbështetjen e ShBA-së

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën në përballje me agresionin ushtarak rus të Vladimir Putin.

Edhe pas dy muajsh kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, Biden thotë se Kievi ende është duke qëndruar dhe se presidenti Volodomyr Zelensky vazhdon të qëndrojë në pushtet.

“Dy muaj pasi Putin nisi një sulm të paprovokuar dhe të pajustifikuar ndaj Ukrainës, Kievi ende qëndron. Presidenti Zelensky dhe qeveria e tij e zgjedhur në mënyrë demokratike mbeten në pushtet. Ne do të vazhdojmë të mbështesim ukrainasit në luftën e tyre për të mbrojtur atdheun e tyre”, thuhet në llogarinë zyrtare të presidentit amerikan në Twitter.

Shpërndaje në: