​Dita Botërore e Qenve Endacakë, në këtë kohë kujdesuni duke iu lënë ushqim

​Dita Botërore e Qenve Endacakë, në këtë kohë kujdesuni duke iu lënë ushqim

Organizata të ndryshme që për qëllim kanë mbrojtjen e qenve çdo vit organizojnë aktivitete dhe aksione për të ushqyer qentë endacakë, por ndryshe paraqitet situata këtë vit në të gjithë botën për shkak të situatës me COVID-19.

Organizatat ankohen se institucionet nuk po përkujdesen për kafshët, përkundrazi ata deklarojnë se institucionet po i vrasin ato.

Në Kosovë janë shumë pak organizata të cilat merren me kujdesin dhe mbrojtjen e kafshëve. Krejt kjo si pasojë e buxhetit të vogël që kanë organizatat, shkruan KosovaPress.

Çdo vit organizatat kërkojnë që qentë endacakë të mbrohen përmes sterilizimit dhe strehimorëve.

4 prilli si Ditë Ndërkombëtare e Qenve Endacakë, ka filluar prej vitit 2010 me iniciativën e disa organizatave holandeze, mirëpo pastaj kjo ditë manifestohet në 15 apo 20 shtete kryesore të Evropës.

Këtë vit, për shkak të pandemisë s ë COVID-19, organizatat i luten të gjithë njerëzve që të lejnë ushqime për qentë endacakë pasi në këtë kohë e kanë shumë të vështirë sigurimin e ushqimit.

Shpërndaje në: