​Edita Tahiri: Sot patëm lajme zhgënjyese nga BE-ja, por nuk duhet humbur rrugën

​Edita Tahiri: Sot patëm lajme zhgënjyese nga BE-ja, por nuk duhet humbur rrugën

Edita Tahiri, e ka cilësuar si zhgënjyes samitin e Bashkimit Evropian në të cilin morën pjesë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, ka reaguar pas samitit të sotëm të BE-së në Bruksel, duke thënë se shqiptarët morën lajme zhgënjyese.

“Sot patëm lajme zhgënjyese nga BE-ja: Jo viza për Kosovën, jo hapje negociatash për Shqipërinë. Shumë hipokrizi dhe absurditet pati, por nuk duhet humbur rrugën! Duhet gjetur rrugën drejt cakut, këtë punë duhet ta bëjnë qeveritë e dyja vendeve tona”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ndryshe, reagime gjatë ditës ka pasur edhe nga ish-kryetari i LDK-së Isa Mustafa, i cili për mos liberalizim të vizave ka fajësuar Vjosa Osmanin e Albin Kurtin.

Shpërndaje në: