​Haradinaj: Të respektohet vendimi i Kushtetueses, Kuvendi të caktojë seancën për Qeverinë e re

​Haradinaj: Të respektohet vendimi i Kushtetueses, Kuvendi të caktojë seancën për Qeverinë e re

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përshëndetur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili i hap rrugë formimit të Qeverisë së re.

Haradinaj ka ftuar të gjitha palët që ta respektojnë këtë vendim dhe të veprojnë konform tij.

I mandatuari për krijimin e Qeverisë së re, Avdullah Hoti, duhet që sa më parë të kompletojë ekipin dhe Kuvendi pa humbur kohë të caktojë seancën për votimin e Qeverisë. Në rrethanat e krijuara, çdo ditë e humbur ka kosto për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve. Kosova nuk ka kohë për të humbur, ka shkruar ai në Facebook.

Shpërndaje në: