​Japonezët bombardojnë asteroidin (Video)

​Japonezët bombardojnë asteroidin (Video)

Fluturakja japoneze Hayabusa 2 detonoi një pajisje shpërthyese në asteroidin Ryuga, shkruan BBC.

Bëhet fjalë për një kërkim shkencor të rëndësishëm, pasi shkencëtarët besojnë se asteroidet do të ndihmojnë për të kuptuar më mirë se si planeti Tokë dhe planetët e tjerë janë formuar në sistemin e hershëm diellor.

Ryugu i takon një tipi veçanërisht primitiv të shkëmbit kozmik, i njohur si asteroid C. Kjo është një relike që ka mbetur nga ditët e hershme të sistemit tonë diellor dhe nën sipërfaqen e saj ka ruajtur kushtet dhe proceset kimike të para rreth 4.5 miliardë vjet.

Shkencëtarët shpresojnë se së shpejti do të marrin një mostër të freskët nga ajo periudhë e lashtë

Shpërndaje në: