​Keqpërdori seksualisht 15-vjeçaren, një muaj paraburgim

​Keqpërdori seksualisht 15-vjeçaren, një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës një muaj paraburgim ndaj të pandehurit E.Rr. shtetas i Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulmi seksual.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 27.09.2021, në një fshat të Ferizajt, për qëllime seksuale ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – të miturën 15-vjeçare, duke ka kryer sulm seksual ndaj të njëjtës.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

Shpërndaje në: