​Kryeministri francez pozitiv me koronavirus

​Kryeministri francez pozitiv me koronavirus

Kryeministri i Francës Jean Castex është pozitiv me koronavirusin, njoftoi sonte pallati Matignon.

Zyra e kryeministrit tha se “orari i tij do të rregullohet në mënyrë që ai të vazhdojë aktivitetet e tij të izolimit” gjatë dhjetë ditëve të ardhshme.

Kryeministri mësoi të hënën pasdite, pas kthimit nga Belgjika ku u takua me homologun Alexander De Cro, se një nga vajzat e tij, 11-vjeç, kishte rezultuar pozitive me koronavirus.

“Ai menjëherë bëri një test PCR, i cili doli pozitiv”, shtoi Matignon.

Kreu i qeverisë (56) mori dy doza të vaksinës në pranverë dhe nuk ka qenë kurrë pozitiv që atëherë, megjithëse ka qenë në kontakt me pacientët me COVID tri herë.

Presidenti Emmanuel Macron ishte pozitiv në dhjetor 2020.

Shpërndaje në: