​Liga e Kampionëve, sot tërhiqet shorti për edicionin e ri

​Liga e Kampionëve, sot tërhiqet shorti për edicionin e ri

Me ndeshjet e zhvilluara të martën dhe të mërkurën është kompletuar edhe lista prej 32 skuadrave që do të marrin pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për edicionin garues 2020/21.

Ceremonia e tërheqjes së shortit do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 18:00 në Stamboll të Turqisë.

Mysafirët special të mbrëmjes do të jenë ish-lojtarët e Chelseat, mbrojtësi Branislav Ivanoviq dhe mesfushori Michael Essien të cilët do të ndihmojnë me tërheqjen e shortit, përcjellë KosovaPress.

Ekipet do të ndahen në katër vazo. Vazo 1 do të përbëhet nga kampioni aktual i Ligës së Kampionëve, fituesi i UEFA Europa League dhe kampionët e gjashtë kampionateve më të forta të llogaritura sipas koeficientit.

Vazot 2 deri në 4 do të përcaktohen nga renditja e koeficienteve të klubeve.

Dy skuadrat e para nga secili grup kalojnë në raundin e 1/16 -të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e tretë në secilin grup transferohet në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Evropës.

Shpërndaje në: