​Limaj: Qytetarët sot të zgjedhin të preferuarit e tyre

​Limaj: Qytetarët sot të zgjedhin të preferuarit e tyre

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se dita e sotme është një rast i mirë për çdo qytetar që të zgjedhë kryetarin e komunës ku jeton.

Pasi ka votuar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, Limaj ka thënë se komunave të Kosovës u nevojiten kryetarë me energji pozitive e vullnet të mirë.

“Ditë e mirë, një rast i mirë për çdo qytetar të komunave të Kosovës për të dalë për të zgjedhur të preferuesin e tyre ose për të dalë për të konfirmuar vullnetin e qytetarëve të komunave të shprehur. A ka më mirë se në këtë ditë me diell e ditë të mirë, me vullnet të mirë e me energji pozitive. Besoj se është ajo që i duhet çdo qyteti të Kosovës. Shpresoj që në mbrëmje të kemi kryetarë me energji pozitive që do të reflektojnë pozitivitet dhe do të ndriçojnë në shërbim të njerëzve aty ku zgjidhen”, ka thënë Limaj.

Shpërndaje në: