​Në Francë shiten 1500 kështjella

​Në Francë shiten 1500 kështjella

Më shumë se 1500 kështjella mund të jenë në shitje në Francë, raportoi gazeta franceze “Le Figaro”, duke përmendur ekspertë dhe agjentë të specializuar të pasurive të patundshme.

Kostot e mirëmbajtjes së kështjellave të hijshme të vendit, nga tunelet prej guri me lagështirë, deri te kullat e përrallave, peshojnë mbi pronarët dhe blerësit e mundshëm.

“Blerësit janë të lumtur të gjejnë prona me çmim të mirë në rajonin e Parisit, por kështjellat e izoluara rurale janë më të vështira për t’u shitur”, raportoi “Le Figaro”.

“Koha e qarkullimit të një kështjelle ka kaluar mesatarisht nga 15 vjet në rreth tetë vjet”, deklaroi Olivier de Lorgeril, kreu i një shoqate të pronarëve të kështjellave për “Le Figaro”./ATSH/

Shpërndaje në: