​Në rrëzimin e aeroplanit vdes ministri i Bujqësisë së Paraguait

​Në rrëzimin e aeroplanit vdes ministri i Bujqësisë së Paraguait

Ministri i Bujqësisë dhe zëvendësministri i tij kanë humbur jetën në një aksident ajror në Paraguain jugor, njoftuan autoritetet ajrore të Amerikës Jugore.

Sot në mëngjes, forcat e shpëtimit zbuluan mbetjet e avionit “Beechcraft”, i cili u rrëzua në një zonë moçalore pak pasi u nis nga aeroporti i Ayolas, pranë kufirit me Argjentinën.

Ministri po kthehej në Asuncion pasi kishte vizituar të ëmën e sëmurë, e cila vdiq sot në mëngjes pas aksidentit të djalit.

Të katër personat në bordin e aeroplanit kanë vdekur, ministri Luis Gneiting dhe zëvendësministri i Blegtorisë, Vicente Ramirez, një zyrtar i ministrisë dhe piloti.

“Nga aksidenti nuk ka asnjë të mbijetuar. Avioni u rrëzua në ujë në një moçalishte tre metra të thellë”, u shpreh Roque González, nga njësia speciale e kërkimeve dhe të forcave të shpëtimit.

Shpërndaje në: