​Nëntë raste të lisë së majmunëve në SHBA

​Nëntë raste të lisë së majmunëve në SHBA

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftoi sot se kanë identifikuar nëntë raste të lisë së majmunëve në shtatë shtete amerikane që nga e mërkura.

Rastet janë identifikuar në Massachusetts, Florida, Utah, Uashington, Kaliforni, Virxhinia dhe Nju Jork.

Rasti i parë u konfirmua më 7 maj në Britaninë e Madhe nga një udhëtar i cili kishte qëndruar në Nigeri dhe simptomat e para janë puçrrat e lëkurës, i pati më 29 prill.

Lia, një infeksion i lehtë viral, është endemik në vendet afrikane të Kamerunit, Republikës së Afrikës Qendrore, Republikës Demokratike të Kongos dhe Nigerisë.

Lloji që qarkullon në mbarë botën mendohet se ka një shkallë vdekshmërie prej rreth një për qind, megjithëse ekzistojnë vaksina dhe trajtime efektive.

Shpërndaje në: