​PDK kërkon nga qeveria të rishqyrtojë vendimin për gazsjellësin

​PDK kërkon nga qeveria të rishqyrtojë vendimin për gazsjellësin

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të rishqyrtojë vendimin për gazsjellësin, kështu ka thënë shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri. Sipas tij, Kosova nuk duhet të refuzojë një projekt të tillë dhe vendimi për të mos pranuar ketë projekt e dëmton jashtëzakonisht shumë Kosovën. Tahiri ka bërë të ditur se në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë së Kuvendit do të vendoset për debat parlamentar lidhur me këtë çështje.

Tahiri ka thënë se Kosova po hyn në një krizë energjetike si rajoni dhe disa vende të Evropës.

“Vendi ynë po hyn në një situatë apo krizë energjike siç po hyn i gjithë rajoni dhe një pjesë e madhe e Evropës, prandaj gjithmonë alternativat janë të rëndësishme, aq më shumë për neve që tashmë po flasim për një projekt i cili financohet nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një grant që kap vlerën diku 200 milionë dollar dhe refuzimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës mendoj që i bënë një dëm jashtëzakonisht të madh vendit në perspektiven tonë afatgjatë dhe në raport me partnerin tonë më të rëndësishëm në shtet ndërtim siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prandaj, i bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që ta rishqyrtojë këtë vendim sa i përket bashkëpunimit me ShBA-të në çështjet e gazit, mendojmë që Kosova nuk e ka luksin që të refuzojë një projekt të tillë”, ka thënë Tahiri.

Përveç kërkesës së kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, për debat parlamentar lidhur me gazsjellësin, një gjë të tillë e ka kërkuar edhe PDK.

T

“Në mbledhjen e radhës së kryesisë që besoj do të mbahet javën tjetër, do të vendoset që të vihet për debat parlamentar çështja e gazit në seancën e ardhshme të Kuvendit”, ka shtuar Tahiri.

Ndërsa ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ditë më parë ka thënë se vendimet të cilat i marrin për energji duhet të jenë mirë të informuara

 

Shpërndaje në: