​Policia jep detaje për rrahjen mes tifozëve në ndeshjen Prishtina-Ylli

​Policia jep detaje për rrahjen mes tifozëve në ndeshjen Prishtina-Ylli

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pas përleshjes ndërmjet simpatizantëve gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet Prishtinës dhe Yllit të shtunën mbrëma, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Raportohet se gjatë zhvillimit të një ndeshje basketbollistike, disa simpatizantë janë përfshirë në rrahje me ç’rast njëri nga ta, viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në këtë raport.

Tutje, policia shton se viktima është trajtuar nga stafi mjekësor dhe se lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe se rasti është duke u hetuar.

Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Yllit ishte e vlefshme për fazën e play-off-it dhe se skuadra nga Suhareka ka kaluar në finale.

Shpërndaje në: