​Rama: Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë e Kosovës

​Rama: Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë e Kosovës

Qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria prej 8 ditësh po kalojnë në pikat kufitare të dy vendeve pa qenë nevoja të regjistrohen.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga radhët kilometrike të automjeteve në Pikën Kufitare të Morinës, që krijoheshin çdo vit gjatë muajve të verës.

“Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe kështu tash e tutje, për vit e për krejt vitin”, shprehet Rama.

Në 20 qershor Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës nënshkruan marrëveshjen për heqjen e kontrolleve në kufi për festat zyrtare e fundjavave. Marrëveshja mes dy shteteve ka mundësuar që deri më 30 shtator për çdo fundjavë dhe festë zyrtare, qytetarët të mos regjistrohen nga Policia e Kosovës dhe Shqipërisë./Atsh

Shpërndaje në: